DURRËS- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin ku u prezantuan pesë ekipet finaliste për projektin e krijimit të një hapësire moderne të arsimit dhe inovacionit, duke e cilësuar nismën si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit të lartë në vend.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh i bindur se nga ky “universitet i hapur” do të dalin emra që në të ardhmen do të jenë ndër arkitektët më të njohur në botë.
“Nga ky universitet i hapur jam i bindur s nuk do presim shumë vite për të parë që arkitektët më të nderuar të botës do ketë emra vajza e djem që sot janë pjesë e këtij universiteti të hapur. Do kemi edhe ne yjet botërore. Kemi gati zanafillën enjë projekti të madh dhe shumë serioz për të përmbyllur një proces të rëndësishëm. Ky është një rezultat i protestës së studentëve 2018 ku ne dëgjuam me shumë vëmendje se çfarë kërkohej…Kështu mbi bazën e paktit për Universitetin ndërtuam një proces me laboratorë të rinj, mbështetje më të madhe për arsimin e lartë, por jemi të vetëdijshëm që ky proces duhet të shkojë një shkallë më tej. Krijimi i një zonë rezidenciale për studentët bën të mundur që të kenë një strehim shumë më të arsyeshëm, por edhe që zhvillimi akademik të ecë paralel. Kolegji i Evropës po ndërtohet në Tiranë dhe është një zhvillim spektakolar dhe aty do krijohet mundësia të ketë hapësirë edhe për Universitetin e Tiranës”, tha Rama.
5 skuadrat finaliste:
-51N4E + Jeshile
-Bjarke Ingels Group (BIG) + Kristo Krisiko + Architevo Design Collective + Embrace IDEAS + Rider Levett Bucknall + HSC Studio + Ergys Çaushi
-FRPO Rodriguez & Oriol + Porras & La Casta Arquitectos + Studio B&L + Agim Seranaj + Adrian Paci
-OZ + iRI shpk + Felixx Landscape Architects & Planners + Studio Sabine Marcelis + BUROMILAN Milan Ingegneria
-Practica + Studio Rebus + Studio de Peisaj Ana Horhat
Komente