Nga: Altin Prenga

Altin Prenga i Mrizit të Zanava ngacmoi edhe sot ndërgjegjen e shqiptarëve me këtë analizë të shkurtër, por shumë domethënëse të lidhjes që sot kanë bashkëatdhetarët me tokën, prodhimin dhe punën që vjen prej saj. Ka të drejtë Altini? Mendojmë se po, sidomos kur shohim braktisjen masive të shqiptarëve nga prodhimi dhe potenciali që toka ka si një bazë për mirëqënies. Sigurisht është një mirëqënie që vjen ngadalë dhe me mundim, por është e sigurtë në të ardhmen. Ja cfarë shkruan Altin Prenga në rrjetet sociale për këtë:

“Shpesh dëgjojmë fjalën katundar gjasmë me tone përçmuese.

Fatkeqësisht ne Shqiptarët nuk e patëm fatin tjemi katundar kurrë dhe na duhet vite që të bëhemi të tillë.

Na privuan nga toka dhe ndjenja fisnike e të qënit katundar një herë turku, luftërat, diktatura dhe tranzicioni që i ndau nga aspak tokë gjithkujt.

Ju dha toka atij që tokën nuk e donte shpesh herë.

Kush është katundar?

Mund të jetë Spanjolli, Francezi, Italiani etj por ne jo akoma se na duhet punë të fitojmë respektin dhe profesionalizmin e të qënit katundar.

Pra katundarët qëndrojnë në ata vende ku bëhet gastronomi, design, modë, kulturë.

Edhe qytetet dhe qytetrimet nuk linden dot pa u bërë katundar, pastaj katundari u bë fisnik, pastaj linden qytetrimet dhe qytetet.

Ju uroj një ditë të mbarë nga një djalë që ëndërron një ditë të bëhet katundar i mirë!”