Një depozitë e madhe sendesh me vlerë është kapur në një kontroll pasuror në zotërim të ish liderit të përfshirë në skandal në Malajzi. Në mallrat me vlerë që u kapen përfshihen para në ‘cash’, stoli të çmuara dhe artikuj argjendarie si dhe çanta luksi. Vlera e tyre kap 237 milionë dollarë.
Kërkimet, si pjesë e një hetimi mbi skandalin që rezulton me pasurinë e gjetur në masën 1MDB, përbëhet nga 12,000 copë artikuj argjendarie, çanta që mbajnë rreth 30 milionë dollarë në ‘cash’ në rreth 26 lloje monedhash të ndryshme, më shumë se 400 orë që bëjnë 19.3 million dollarë, dhe mallra të tjerë me një çmim dhe dizajn shuë të lartë.
” Mendoj se është kapja më e madhe në historinë e Malajzisë”, tha Amar Singh, kreu i policisë së hetimit të krimit tregtar, pasi zyrtarët kompletuan detyrën gjigande të numërimit dhe llogaritjes së të gjithë vlerës dhe sendeve që zbuluan në bastisjet rreth Kuala Lumpur muajin e kaluar.
Ai tha se sendet janë vlerësuar mes 910 milion ringgit (225 milion dollarë) dhe 1.1 billion ringgit (273 million dollar).
Pasuria e sekuestruar i përket ish kryeministrit Najip Razak. Paga mujore e Najib Razak, si kryeministër kur ishte në detyre, ishte vetëm 22,827 ringgit (5,670 dollarë) në muaj.
Veritas.com.al/