Nga: L.Skiro/

Dje, vonë, u njoftua vdekja e Kasem Trebeshinës, tashmë i thërritur si ‘shkrimtar’ që pas viteve të lirisë ’90. Ai ka shkruar disa libra, të gjitha të botuara pas viteve ’90 duke nisur nga Prishtina. Librat e tij më të njohur janë Stina e stinëve, 1991; ‘Mekami, melodi turke’, 1994; Historia e atyre që s’janë, dramë, 1995, Tregtari i skeleteve, 2006, Këngë për Kosovën, 2007, Shtigjet e shekujve, 2007. Ndërsa në në Tiranë ka botuar , 1992: Koha tani, vendi këtu, 1992; Cezari niset për në luftë, etj. Më e spikatura është vepra  “Mekami, melodi turke”. Me këtë vepër duket se Trebeshina endi ëndrrën e tij të fundit për t’u prehur në tokën turke që e quante ‘atdhe’, ku edhe ndërroi jetë.

Trebeshina ishte i burgosur për disa vite nga regjimi komunist. Ai ka thënë se shkak i burgosjes ka qenë një letër që i ka dërguar diktatorit Hoxha mbi realizmin socialist, të cilin Trebeshina “nuk e donte”. Por deklarata e Trebeshinës është kontestuar shumë dhe është quajtur  e pabesueshme.

Trebeshina u shfaq si ‘disident’ vetëm pas rënies së komunizmit në vitet ’90. Ai i përket kategorisë së njerëzve pjellë e diktaturës komuniste, që kryen akte besnikërie dhe shërbimi ndaj diktaturës, por në fund u shpallën ‘disidentë’ të saj. Një pjesë e anëtarëve të bllokut komunist, që për arsye dominimi e pushteti në bllok u përjashtuan, u internuan ose u burgosën, pas viteve ’90 u shfaqën si “heronj” të lirisë dhe disidentë të komunizmit. Edhe vetë shoqëria në shumë raste “harroi” veprat e tyre makabre dhe thuajse i pranoi si “disidentë”. Kasem Trebeshina është njëri prej tyre, tashmë shumë i lavdëruar si ‘disident’ nga vetë ‘raca’ e bllokmenëve të atëhershëm, dhe aspak nga të tjerët.

Dokumentet e zbuluar në arkivat e shtetit shqiptar dhe të përmbledhur edhe në librin “Disidentët e rremë” të Sadik Bejkos, kanë treguar se Kasem trebeshina është personi mes të parëve që vendosen themelet e Sigurimit të Shtetit që në ditët e Luftës ‘Nacional Çlirimtare’. Sipas dëshmive ai ndërtoi sistemin e represionit, të spiunimit, të vrasjeve fshehurazi, të komploteve, etj.

Trebeshina ndodhej në shkollëne  mesme në Elbasan kur i thërriti ‘dërgjegjja’ që të linte shkollën dhe të bashkohej me partizanët në male, në vitin 1942. Atje ai u angazhua në krijimin e bazave fillestare të Sigurimit të Shtetit Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri,  shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që ishte homologe e OZN-së jugosllave, dhe që drejtohej nga Koçi Xoxe. Bashkëpunimi me Koci Xoxen dhe pakënaqësia pse nuk i dhanë poste të lartë, e bëri Trebeshinën ‘disident’ dhe përfundoi në burgjet e diktaturës.

Në sprovën e tij “Mosmarrëveshja”, Ismail Kadare, duke u bazuar në të dhënat e zbuluara në librin e Sadik Bejkos “Disidentët e rremë” pas hulumtimit në arkiva, e quan Trebeshinën  “një themelues i Sigurimit” dhe “vrasës” duke marrë si shkas vrasjen e një të bashkëluftëtari të ri me plumb pas koke që partizani Kasëm Trebeshina kishte bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore me urdhër të eprorëve.

Më tutje, Kadare shpreh indinjatën për shpalljen e një “ish-oficeri të Sigurimit” si disident.

Trebeshina vetë deklaronte se kishte origjinë turke dhe krenohej me faktin që parardhësit e tij kishin krijuar një perandori që shtrihej në tre kontinente.

Kryeministri Rama, i cili ka bashkëpunuar me Trebeshinën pas viteve ’90, me një simpati empatike shkruan sot se është “i trishtuar” për humbjen e Trebeshinës. Ai poston në media sociale se Trebeshina ishte “njeriu krejt i posaçëm, shqiptar kokëfortë si pakkush, dhe i ortë… në mbrojtjen e idealeve të tij”.

Veritas.com.al/