Kastrati Group sjell kompaninë ajrore “Ryanair” në Shqipëri. Këtë të mërkurë është firmosur kontrata mes kompanisë ajrore dhe kompanisë shqiptare.
CEO i kompanisë “Ryanair”, Michael O’leary deklaroi se aktualisht, aeroporti i Tiranës ka kapur shifrën e 5.8 milionë turistëve dhe në fund të vitit, mund të shkojë në 7 milionë.
O’leary u shpreh se aviacioni ka pasur progres në Shqipëri dhe teksa numri i turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë, ka ardhur gjithnjë e në rritje.
Ryanair do të fillojë fluturimet nga java e ardhshme.
“Duhet të përmend disa numra, për të vendosur gjërat në perspektivë. Që prej ditës së sotme, aeroporti ka arritur 5.8 milionë pasagjerë, dhe do të arrijmë 6 milionë deri në fund të muajit, që do të thotë 7 milionë në fund të vitit. Kjo ka të bëjë me 37% rritje nga viti 2022, dhe është e jashtëzakonshme. 110% më shumë se 2019, që e vendos aeroportin e Tiranës dhe industrinë e aviacionit në Shqipëri në krye të çdo liste klasifikimi, një rikuperim nga viti 2019, post covid. Numrat janë duke lëvizur së bashku. Shohim se aviacioni është duke lëviazur si biznes, duke i dhënë mundësi të gjithë njerëzve në Europë dhe më tej, që të prekin këtë vend, Shqipërinë.
E kemi arritur këtë, pa zgjerimin substencal që lajmëron “Ryianair”, ditën e sotme, që do të nisë që prej javës së ardhshme. E dimë që skuadra jonë do të ketë sfida dhe jemi të gatshëm që t’i marrim këto sfida në vijimsi. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe jemi gati të shkojmë në nivelin e ardhshëm. Objektivi i kompanisë është që këto zhvillime të bëhen në kohën e duhur dhe rritja të jetë e pashmangshme në të ardhmen. Ky është një invewstim i Kastrati Group, qeverisë shqiptare, Ryanair dhe çdo kompanie tjetër që dëshiron që të investojë në rriotjen e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës”, theksoi ai./