NEW YORK (AP) —Të katër ish-zonjat e para janë bashkuar me Zonjën e tanishme, Melania Trump, në një front te pazakonte politik duke shprehur dëshpërim  për fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre në kufirin USA-Meksikë.

Zonja Trump nuk ka shkuar aq larg sa disa nga paraardhëset e saj dhe kritikon politikën e “tolerancës zero” të administratës së Trump që ka çuar në këto ndarje.

Por Michelle Obama nderhyri në Twitter, në mbështetje të Laura Bush, për të thënë, “Ndonjëherë e vërteta kapërcen partinë”.

Zj.Bush, një Republikane, e cila ka qene e para qe ka folur të dielën në “The Washington Post” dhe ka shprehur një pjese te mendimit te saj.

“Unë jetoj në një shtet ne kufi, e vlerësoj nevojën për të forcuar dhe mbrojtur kufijtë tanë ndërkombëtarë, por kjo politikë e tolerancës zero është e egër, është e pamoralshme dhe me thyen zemrën”, tha zonja Bush në Twitter pasi ajo e shpërndau atë.

Hillary Clinton, duke folur në një event të grave në Nju Jork, tha se politika e “tolerancës zero” të administratës Trump që ka ndarë fëmijët dhe prindërit në kufirin jugor ishte një “krizë morale dhe humanitare”.

Indinjata  e tyre dhe nevoja për reforma vijnë pasi gati 2,000 të mitur u ndanë nga të rriturit në gjashtë javë duke ndjekur njoftimin e Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions për per te pasur zero tolerancë ndaj vendkalimeve të paligjshme kufitare.

Ndoshta përgjigja më e habitshme nga një zonjë e parë, një deklaratë nga zyra e znj. Trump tha se ajo “urren” te shohë familjet te ndahen në kufi. Zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, tha të dielën se “Ajo beson se ne duhet të jemi një vend që ndjek të gjitha ligjet, por edhe një vend që qeveris me zemër”.

Deklarata tha se zonja Trump shpresonte “të dyja anët e korridorit” mund të ndryshojnë ligjet e emigracionit.

Një nga zonjat më të vjetra, Rosalynn Carter, foli nëpërmjet Qendrës Carter: “Praktika dhe politika e sotme për largimin e fëmijëve nga prindërit e tyre” në kufirin tonë me Meksikën është e turpshme dhe çnderim për vendin tonë”.

 

Veritas.com.al/