Gjatë deklaratës së tij të hapjes para Komisionit Gjyqësor të Senatit të enjten, i propozuari për Gjykatën e Lartë,Gjyqtari Brett Kavanaugh, tha: “Kjo përpjekje dy javore ka qenë një goditje politike e llogaritur dhe e orkestruar”, akuzoi demokratët për transformimin e këshillave dhe konsensusit në kërkime dhe shkatërrim dhe u tha atyre: “Ju mbollët erën për dekada të tëra. Kam frikë se i gjithë vendi do të korrë tornado “.

Kavanaugh tha: “Ky proces i konfirmimit është bërë një turp kombëtar. Kushtetuta i jep Senatit një rol të rëndësishëm në procesin e konfirmimit, por ju keni zëvendësuar këshillën dhe pëlqimin me kërkimin dhe shkatërrimin. Që nga nominimi im në korrik, ka pasur një furi nga të majtët për të dalë me diçka, çfaredolloj gjëje, për të bllokuar konfirmimin tim. ”

Pas leximit të deklaratave nga demokratët rreth nominimit të tij, Kavanaugh tha: “Unë do t’u thoja atyre senatorëve, fjalët tuaja kanë një kuptim. Miliona amerikanë t’i dëgjonin me kujdes. Duke pasur parasysh komente si këto, a është ndonjë surprizë që njerëzit kanë qenë të gatshëm të bëjnë çfarëdolloj gjeje, të bëjnë çfarëdo kërcënimi fizik ndaj familjes sime, të dërgojnë çdo email të dhunshëm te gruaja ime, të bëjnë çfarëdolloj akuze kundër meje dhe kundër miqve të mi, te më hedhin ne ere dhe te më zbresin poshtë? Ju mbollët erën për dekada të tëra. Kam frikë se i gjithë vendi do të korrë tornado “.

Kavanaugh vazhdoi:

“Sjellja e disa prej anëtarëve demokratë të këtij komiteti në dëgjimin tim disa javë më parë ishte një siklet, por të paktën kjo ishte vetëm një tentative Borking e mirë ne stilin e vjetër . Këto përpjekje nuk funksionuan. Kur unë dola më ne fund mjaft mire në seancat dëgjimore dhe u duk sikur unë në fakt mund të konfirmohesha, një taktikë e re ishte e nevojshme. Disa prej jush ishin duke pritur dhe e kishin gati. Kjo akuze e parë u mbajt në fshehtësi për javë nga një anëtar demokrat i këtij komiteti dhe nga stafi. Do të ishte e nevojshme vetëm nëse nuk mund të më hiqnit qafe  me meritat. Kur ishte e nevojshme, ky pohim u lëshua dhe u vendos publikisht, mbi dëshirën e Dr. Ford.

Dhe pastaj, siç ishte parashikuar pa asnjë dyshim, nëse nuk ishte edhe planifikuar, erdhi një seri e gjatë e ngjarjeve te rreme, te minutës së fundit, të dizajnuara për të më trembur dhe për të më përzënë nga procesi para se të ndodhte ndonjë dëgjim a verifikim. Gjera të çmendura, banda, fëmijë te paligjshëm, luftime në anije në Rhode Island, të gjitha budallallëqe, të denoncuara pa frymë dhe shpesh pa kritikë nga mediat “.

Ai vazhdoi, “Kjo ka shkatërruar familjen time dhe emrin tim të mirë, një emër të mirë të ndërtuar gjatë dekadave të punës së madhe dhe shërbimit publik në nivelet më të larta të qeverisë amerikane. Kjo përpjekje dy javore ka qenë një goditje politike e llogaritur dhe e orkestruar, e nxitur nga zemërimi i dukshëm i zjarrtë për Presidentin Trump dhe zgjedhjet e vitit 2016, frike që ka qenë e ushqyer pandershmërisht në lidhje me rekordet e mia gjyqësore, hakmarrjen në emër të Clintons dhe milionat e dollarëve në para me prejardhje nga grupe te jashtme të krahut opozitar  të majtë “.

Veritas.com.al/