Këngëtari i famshëm i muzikës “rck”, Tom Petty, ka vdekur nga një atak në zemër në Kaliforni, njofton familja e tij përmes një komunikate.
Ai ishte 66-vjeç, raporton BBC.
Petty ishte gjetur pa ndjenja, nuk ishte në gjendje të merrte frymë dhe i goditur nga sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Malibu, dje në mëngjes.
Ai u dërguar në spital por doktorët nuk ia dolën ta ringjallin; vdiq të hënën pas mesnate.
Petty njihej si vokalist i grupit “The Heartbreakers”, ndërsa ndër hitet e tij ishin “American Girl”, “Breakdoën”, “Free Fallin’”, “Learning to Fly” dhe “Refugee”.
Veritas.com.al/