Sidita Hoxhiq/ Fb

Para disa ditësh një i huaj me kerkoi t’i shpjegoja pak situatën politike ne vend. Duke qene se ka disa muaj qe kam fshire çdo lloj gjeje me politiken, mu desh te mendohesha pak dhe sigurisht te përpiqesha te isha e qarte dhe “objektive”.

Shpjegimi im ishte ky:

“Kishim dy parti kundërshtare, blunë dhe lejlane. Nga partia lejla doli një tjetër, me ngjyre te kuqe. Një dite partia blu beri koalicion me partine e kuqe dhe qëndruan ne pushtet. Një aferë korruptive del në TV, populli del ne protesta, vriten 4 vete. Partia lejla shan partinë blu dhe te kuqe dhe i fajëson për vrasjet.

Zgjedhjet e ardhshme: Partia lejla behet me partinë e kuqe dhe marrin pushtetin dhe bashkëqeverisin,

Zgjedhjet e ardhshme, partia lejla fiton. Partia blu ne opozite me partine e kuqe bashkojnë forcat dhe ja ku jemi…”

I huaji më pa, e pashë… Rrufiti kafen, rrufita kafen. Ndenjëm pa folur për pak minuta…

T’i ketë berë përshtypje gjë, thua? Mos iu duk cinizëm?

Veritas.com.al/