Që nga ardhja në posti e Prokurorit të Përgjithshëm e zonjës Arta Marku, është folur mjaft për transferimin e disa prokurorëve që nuk i shkonin ‘për shtat’ shijeve të zonjës Marku si Prokurore e Përgjithshme. Por Këshilli i Lartë i Prokurorëve ka korrigjuar sot dy transferime që u kthyen në lajme të bujëshme.

Këshilli i Lartë i Prokurorëve vendosi të kthejë në prokurorinë e krimeve të rënda prokurorët Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj.

Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj pas përplasjes për dosjen Shullazi u transferuan në Berat e Pogradec, ndërsa pas padisë në gjykatë ata fituan pasi gjykata shpalli të paligjshëm urdhrat e Arta Markut.

Veritas.com.al/