(FOTO: Gjatë formatimit të koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’. Arkiv)/
Akoma nuk janë deklaruar arsyet pse 18 parti që natyrshëm ndodhen në krah të të majtës së përfaqësuar nga PS, kësaj here nuk renditen si aleatë. Mund të jetë situata politike që ata e shikojnë si ‘të pa sigurt’, mund të jetë pakënaqësia ndaj liderit të PS dhe qeverisë; mund të jetë edhe në vëmendje e tyre mbi një proces të deformuar që nuk e pranojnë dot.
Por në zgjedhje nuk janë regjistruar 18 aleatë, nga të cilët vetë Partia e Punës me kryetar Muharrem Xhafën, partia e Spartak Ngjelës ‘për Drejtësi’, dhe vetë G99 nga ku buron energjia e PS së re të Ramës.
Edi Rama do të ketë pas vetes 14 parti në këto zgjedhje. PS nuk është regjistruar si koalicion zyrtarisht, por Rama vazhdon të flasë në emër të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”. 17 parti do të jenë në garë, mes tyre edhe “LIBRA” e Blushit dhe “Sfida” e Bojaxhiut që nuk janë rreshtuar në krah të Ramës. Por në krahasim me zgjedhjet e kaluara, PS –së i mungojnë 18 aleatë.
18 parti te koalicionit te majte që s’janë në zgjedhje:
1.Aleanca e Maqedonasve, Edmond Themelko
2.Aleanca për Barazi e Drejtësi, Valentino Mustaka
3.Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Gaqo Apostoli
4.Partia Ardhmëria Shqiptare, Emin Subashi
5.Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman, Osman Mema
6.Partia e Gjelbër, Edlir Petani
7.Partia e Pajtimit Kombëtar, Spartak Dobi
8.Partia e Punës e Shqipërisë, Muharrem Xhafa
9.Partia e Reformave Demokratike, Skënder Halili
10.Partia e të Drejtave të Mohuara, Ilir Vata
11.Partia Forca Rinia, Dritan Broka 21.
12.Partia G99, Ervin Mete 2
13.Partia Komuniste 8 Nëntori, Preng Çuni
14.Partia Lëvizja për Drejtësi, Astrit Kosturi
15.Partia Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela
16.Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, Afrim Jeshili 33.
17.Partia Shqiptare Atdheu, Kreshnik Osmani
- Partia Socialiste e Vërtetë ’91, Petro Koçi
19.Partia Socialpunëtore, Ramadan Ndreka
Në vitin 2015 Aleanca për Shqipërinë Europiane kishte 39 subjekte.