(Para 4 muajsh, gazetari 23 vjeçar Aurel Kodheli u arrestua në flagrancë nga karabinierët italianë me lëndë narkotike. Ai u cilësua nga mediat italiane si ‘trafikanti i varfër’, pasi i gjetën në xhep 60 € dhe 36 gramë lëndë narkotike të tipit kokainë të ndarë në 15 doza, që kapte vlerën e 3 mijë eurove. Kodheli u dënua me 1 vit e 8 muaj burg dhe ndërkohë është liruar nga burgu. Aureli rrëfen për JOQ.al se me ndihmën e 2 avokatëve ai kreu vetëm 3 muaj e 10 ditë burg dhe 6 muaj të tjerë në liri me kusht).
Letra:
“Mua me gjeten 60 euro dhe 36 gram qe kapte vleren 3 mije eurove. Do t’ju falënderoja shume nëse do e postonit sepse me vjen zor te vij ne Shqipëri nga shoqëria dhe nga profesorët, sidomos nga Aleksander Cipa dhe Lut Dervishi, qe kane shkuar dhe ne shtëpinë time kur me kapen. Si dënim baze mora 1 vit e 8 muaj. Bëra 3 muaj e 10 dite brenda dhe mora 6 muaj ‘pena sospeza’ dmth brenda 6 muajve te mos bej gjë sepse po bera paguaj te paren dhe te dytën. Mezi dola me dy avokatë pasi për te tilla krime ne këtë vend merr 4 vite, vetëm se je ne Sicili… ligji i Maas.
Po bej pak dite qe kam dale. Arsyeja e vetme pse e bëra ishte se kisha probleme ekonomike, me duheshin leke për te përfunduar universitetin. Nuk dua te jem i turpëruar për një gabim nga halli. Un kam mbaruar shkollën e gazetarisë ne Tirane por halli me çoi deri ne këtë pike.
… E dini qe njerëzit zakonisht vdesin ne moshën 26 vjeç dhe nuk varrosen pa vajtur 70 vjeç. Dua t’i jap një këshillë gjithë te rinjve qe mendojnë se mund te bëjnë leke me pune te pista: “Mos shkatërroni te ardhmen me një aventure momenti sepse pendimi mbrapa nuk vlen. Shembulli tipik: Unë mbarova universitetin dhe mendova se ishte me mire te beja diçka te tille sesa te lutesha për nje vend pune dhe përfundova ne burg atje ku te ndalojnë edhe te ëndërrosh, tani dola por turpi qe ndjej brenda vetes është i paimagjinueshëm e gjithë përpjekja e prindërve për te qene model shkoi dem për një shaka te mendjes, uroj qe te mendoheni mire para se te gaboni. Respekte”.
Veritas.com.al/