Kofi Anan, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB-së, vdiq në Zvicër në moshën tetëdhjetë vjeçare. Në vitin 2001 atij ju dha Çmimi Nobel për Paqe

Nga: Giuseppe Aloisi

 

Kofi Anan ka vdekur. Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së, pas një sëmundjeje që i zgjati pak, nderroi jete në Zvicër dje në mëngjes.

Për ta bërë të ditur, madje edhe para se konfirmimi zyrtar të arrinte nga e njëjta organizatë ndërqeveritare për të cilën ishte kryetar, ishin disa media ndërkombëtare, përfshirë Cnn.

Politikani dhe diplomati i Ganës u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2001. Në atë rast, edhe vetë Kombet e Bashkuara e morën këtë çmim. Mes qëndrimeve të tij, lexuesit do të kujtojnë lëvizjen e dyshimtë përkundrejt Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë  mbi hipotezën për pushtimin e Irakut pa miratimin paraprak të OKB-së.

Kofi Annan, në rendin kronologjik, ka qenë njeriu i shtatë që është zgjedhur në samitin e OKB-së. Një mandat, i pasardhësit të Boutros-Ghali, filluar në 1997 dhe më pas skaduar më 31 dhjetor 2006. Dhe gjithmonë për Irakun ai vendosi të përqendrohet në 2015, kur ai përsëriti kundërshtimin e tij ndaj ndërhyrjes: “Isha kundër Pushtimit –kishte thënë – dhe frikerat e mija ishin te bazuara . Shkatërrimi i forcave Irakene ka hedhur në rrugë qindra, nëse jo mijëra, ushtarë dhe oficerë policie të pakënaqur “. Çmimi Nobel i është dhënë për shkak të angazhimit të tij për realizimin e një “bote më mirë te organizuar dhe me më shumë paqe”.

“Sot ne mbajmë zi për humbjen e një njeriu të madh, te një udhëheqësi, te një vizionari”, ka tweetuar Organizata Botërore për Migracionin. Ish sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka lindur në Ganë në vitin 1938 dhe më pas është diplomuar në Universitetin e Minesotës dhe ka vazhduar studimet e tij në një institut në Gjenevë dhe Massachussets. Një jetë e shënuar nga një karrierë diplomatike, duke kulmuar me një mandat të dyfishtë radhazi në samitin e OKB.

Fondacioni me emrin e tij njoftoi lajmin me një shënim të shkurtër: “Dhe me trishtim të madh familja Anan dhe Fondacioni Kofi Anan njoftuan se Kofi Anan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe fitues i Çmimit Nobel të Paqes, vdiq në mënyrë paqësore të shtunën 18 gusht pas një sëmundje të shkurtër “.

Ndër përpjekjet e tij të fundit, edhe ajo që nuk përfundoi si ambasador i OKB-së për Sirinë. Kofi Anan, që nga viti 2012, ishte mobilizuar deri sa të gjendej një mënyrë paqësore për konfliktin sirian.

Veritas.com.al/