Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për publikun, ka njoftuar disa masa të reja si dhe ndryshime në sistemin e taksimit.
“Legalizojmë evazorët digjitalë, masa për uljen e qirave. Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi. Po përgatitet një projekt i veçantë nga Ministria e Financave, po punohet edhe për disa masa të reja dhe solidaritet me ata që e ndiejnë më shumë presionin nga rritja ekonomike dhe zhvillimi i shpejtë ekonomik. Një super taksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh. Një super taksë prone për vilat në bregdet dhe një çmim i shumëfishuar për ujin e pishinave, kjo shkon në këtë paketë fiskale. Do të ketë një super taksë për makina luksi”, u shpreh ai.
Ndër masat e paralajmëruara janë një supertaksë prone për ata që blejnë dhe mbajnë apartamente bosh, një supertaksë për vilat në bregdet, si dhe një çmim shumëfish më i lartë për ujin që përdoret në pishina.
Gjithashtu, në paketën e re fiskale parashikohet edhe një supertaksë për makinat luksoze.
Masat synojnë të jenë pjesë e një pakete të re fiskale, ndërsa detajet e plota pritet të bëhen të ditura nga Ministria e Financave.
Komente