(FOTO: Gjatë hedhjes së shortit në Gjykatën e Apelit)/

Dje Opozita vendosi të ankimojë ligjshmërinë e pranimit të listave të 18 qershorit në Kolegjin Zgjedhor. Zoti Duka, kryetar i PAA, aleate me PD, dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor ankesën mbi vonesat e dërgimit të listave të deputetëve në KQZ. Listat u dërguan një ditë me vonesë nga PS dhe aleatët e saj të regjistruar për votime.

Sot Kolegji Zgjedhor ka hedhur short të hapur me gogla për të zgjedhur anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që do të shqyrtojë padinë dhe do të vendosë nëse zgjedhjet do të bëhen në datën 18 qershor apo jo.

Në fund të shortit, rezultoi se gjyqtarët që do të gjykojnë çështjen, janë:

Tomor Shkreli , Sotiraq Lubonja, Gjin Gjoni , Artur Malaj dhe Ridvan Hado.

Me një short të dytë, Gjin Gjoni rezultoi se do të jetë relatori i kësaj çështjeje.

Në qoftë se Kolegji Zgjedhor e gjen të pavlefshëm regjistrimin e kandidatëve për deputetë në KQZ, atëherë zgjedhjet konsiderohen menjëherë të pavlefshme dhge shtyhen automatikisht për një kohë tjetër.

/Veritas.com.al/