Shteti i Teksasit ngriti një padi direkt në Gjykatën Supreme të SHBA pak para mesnatës të hënën duke sfiduar procedurat e zgjedhjeve në Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin me arsyetimin se ato shkelin Kushtetutën.

Texas argumenton se këto shtete shkelën Klauzolën e Kushtetutës mbi Zgjedhjet, sepse bënë ndryshime në rregullat dhe procedurat e votimit përmes gjykatave ose përmes veprimeve ekzekutive, por jo përmes legjislaturave të shtetit.

Për më tepër, Texas argumenton se kishte ndryshime në rregullat dhe procedurat e votimit në qarqe të ndryshme brenda shteteve, duke shkelur Klauzolën e Mbrojtjes së Barabartë të Kushtetutës.

Më në fund, Texas argumenton se kishte “parregullsi në votim” në këto shtete si rezultat i sa më sipër.

VERITAS.COM.AL