Xhek Maj, një nga biznesmenët më të fuqishëm në botë, pronar i skuadrës Guangzhu , dëshiron të marrë një klub të Serisë A. Bisedimet me Milanin mund të nisin se shpejti

Ka ende shumë paqartësi në tratativat Milan-Bi Taeçaubol. “Broker” (ndërmjetësi) tajlandez prej thuajse një viti është duke negociuar blerjen e 48% të kuotave të klubit kuqezi i kontrolluar nga Fininvest. Prej ditësh flitet për propozime të tjera nga Kina që kanë rritur interesin e familjes Berluskoni dhe, faktikisht, lënë në hije, ose në plan të dytë, Mister Bi, që ka një rol marzhinal në këto bisedime.

China's Guangzhou Evergrande fans celebrate after their team won the final match of the AFC Champions' League against South Korea's FC Seoul at Tianhe stadium in the southern Chinese city of Guangzhou, in this November 9, 2013 file photo. Alibaba Group Holding, China's largest e-commerce company, agreed on June 5, 2014 to take a 50 percent stake in Guangzhou Evergrande Football Club, winners of last year's Asian Champions League, for 1.2 billion yuan ($192 million). REUTERS/Bobby Yip/Files (CHINA - Tags: SPORT SOCCER BUSINESS)
China’s Guangzhou Evergrande fans celebrate after their team won the final match of the AFC Champions’ League against South Korea’s FC Seoul at Tianhe stadium in the southern Chinese city of Guangzhou, in this November 9, 2013 file photo. Alibaba Group Holding, China’s largest e-commerce company, agreed on June 5, 2014 to take a 50 percent stake in Guangzhou Evergrande Football Club, winners of last year’s Asian Champions League, for 1.2 billion yuan ($192 million). REUTERS/Bobby Yip/Files (CHINA – Tags: SPORT SOCCER BUSINESS)

 

Sipas edicionit të djeshëm të “La Repubblica”, në fakt, mund të ketë javët e ardhshme një rikthim në fuqi, ose më saktë, në skenë, të një sipërmarrësi, pra biznesmeni të fuqishëm, që njihet së tepërmi në rajonet orientale, por që edhe në të shkuarën ka qenë tepër i lidhur me çështjet e klubit të Milanit. Po flasim për Xhek Ma, manjati kinez dhe pronar i kolosit e-commerce, “Alibaba Group” por edhe i Guangzhu Evergrande. Biznesmeni i pushtetshëm (renditet mes 100 personave me më shumë ndikim në botë, sipas “Times” dhe është mes 20 të pasurve të botës, sipas “Forbes”), i ka shprehur bashkëpunëtorëve dhe ortakëve të tij vullnetin për të investuar në futbollin perëndimor, duke blerë kuota ose të gjithë pronësinë e një klubi të rëndësishëm.