Dy javë më parë presidenti i Republikës, Meta, ishte ndjerë ‘i shqetësuar’ mbi Ligjin e Noterisë dhe e ktheu nga kishte ardhur- në Parlament. Mirëpo Komisioni Europian Mbi Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS), nuk ishte dakord me ‘shqetësimin’ e Presidentit të Republikës MBI LIGJIN.

Shqetësimet e Presidentit nuk gjetën dakordësinë as të Dhomës së Noterisë, as të drejtueses së misionit EURALIUS, që bashkë me amerikanët kanë qenë bashkautorë të reformës në drejtësi.

Mimoza Sadushi, kryetarja e Dhomës së Noterisë, tha: “Nuk biem dakord me arsyetimin e Presidentit”.

Agnes Berhard, drejtuese e misionit EURALIUS u shpreh: “Ligji përpiqet të bëjë një balancë proporcionale të interesave të elementëve të ndryshëm dhe ne besojmë se ky ligj arrin ta krijojë balancën e duhur. Pa qenë nevoja të futeshim shumë në teknikalitete, ne besojmë se ligji është në përputhje me standardet europiane”.

Presidentin e justifikuan demokratët. Enkelejd Alibeaj theksoi: “Në gjendjen ku kemi përfunduar, pa Gjykatë Kushtetuese, Presidenti detyrohet me të drejtë të futet në çështje të teknikës legjislative”.

Ndërsa LSI sulmoi maxhorancën, duke folur për tenderë e klientelizëm.

Në fund të mbledhjes, mazhoranca vendosi të rrëzojë dekretin e Presidentit Meta duke preferuar të mos e ndryshojë Ligjin e Noterisë.

Presidenti Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim p/ligjin e Noterisë, pjesë e 40 ligjeve të Reformës në Drejtësi. Këshilltari i tij ligjor shpjegoi arsyet para Komisionit të Ligjeve.

“Presidenti arriti në përfundimin se ka paqartësi që mund të sjellin probleme në zbatimin e tij në të ardhmen”, tha Bledar Dervishaj.

Veritas.com.al/