Komiteti i Jashtëm në Parlamentin Europian po diskuton për realizimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Eurokomisioneri Brok u shpreh se asgjë nuk është e sigurt nëse do të votohet të enjten e 21 korrikut, por edhe nëse votohet duhet monitoruar zbatimi i saj.
“Pas 21 korrikut do të shohim sesi do të vazhdojnë zhvillimet. Nëse nuk do të vonohet reforma në drejtësi, besojmë se nuk do të mund të vonohemi më lidhur me këtë çështje. Duket sikur është arritur një kompromis, por asgjë nuk është ende e sigurt. Komisioneri Hahn është përgjegjës për këtë. Kemi përcjellë një mesazh të veçantë, dhe besojmë se do të arrihet në një marrëveshje”, tha ndër të tjera eurokomisioneri Brok.
Nga ana tjetër, eurokomisioneri Hahn u shpreh se nga realizimi i kësaj reforme varet shumë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.