Duke u ndalur te koncerti për Ditën e Verës, ku i ftuar ishte këngëtari Maluma, kryeministri Rama ka replikuar me nje demokrat, i cili i shkruan: “Faleminderit per koncertin dje dhe te gjithë e kuptuam turpin”.
Rama sqaron se për koncertin ku mori pjesë Maluma nuk ishte harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit.
Përgjigjet Rama: “Jo qe s’ke kuptuar gje, po je keqkuptuar edhe me shume, sepse koncerti nuk kishte asnje lidhje me asnje qindarke nga fondet publike, po ishte i organizuar nga nje kompani private, cka e ben turpin e protestes edhe me te turpshem ne fakt, kur mendon se aty thuhen edhe maskaralleqe te tilla si Malumja me leket e shtetit”.