Një konflikt në tragetin e linjës Ankona- Durrës ka përfunduar me plagë të rënda  dhe arrestime mes një shqiptari nga Kosova dhe katër të tjervë nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Autori kosovar nga Mitrovica Altin Hakami është arrestuar në flagrancë. Ndërsa një i ri 28 vjeç nga Mali i Zi është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Altin Hakami, shqiptari i arrestuar është 36 vjeç, ka lindur në Mitrovicë dhe banon në Londër.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj katër personave të tjerë të përfshirë në konfikt; konkretisht ndaj  Dalibor Jovanoviç 36 vjeç, banues në Maqedoni;  Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni; Dragan Kovaçeviç 29 vjeç, banues në Malin e Zi; dhe Dragis Gogiç 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.

 

Ngjarja ka ndodhur më datë 3.08.2016, rreth orës 3:30, në tragetin e udhëtarëve të linjës Ankona – Durrës, gjatë kohës  në lundrim. Policia e ka emërtuar konfliktin “për motive të dobëta”; por mund të jetë për shkaqe të nacionalizmave.

Një nga shtetasit me kombësi maqedonase është dërguar në spital me plagë të rënda.