(FOTO: Bob Goodlate, prezantuesi republikan i Amendamentit)/

Përfaqësuesit Republikan në Kongresin Amerikan kanë votuar për të pakësuar forcën e trupit të kërkesave për hetim ndaj sjelljeve të papëlqyera kundër anëtarëve të Kongresit.

Të Hënën u miratua amendamenti i paraqitur nga kryetari Juridik i GOP, Bob Goodlate.

Sipas ndryshimeve të paraqitura, Zyra e Etikës së Kongresit do të vihet nën kontrollin e Komitetit të Etikës së Kongresit.

Kongresi i sapo zgjedhur do të mblidhet më vonë në një agjendë të plotë dhe do të votojë rregullat e propozuar.

Demokratët reaguan me shqetësim ndaj këtij votimi. Nancy Pelosi, përfaqësuese e Demokratëve në Kongres, tha se amendamenti mund të dëmtojë Zyrën e Etikës në Kongres (OCE). Pelosi tha se “Etika është viktima e parë e Republikanëve në Kongresin e ri”.

Nga Republikanët, Paul Ryan u shpreh kundër amendamentit.

OCE është krijuar pas vitit 2008 kur Barack Obama u zgjodh president i SHBA, vit që sipas Demokratëve shënon një seri skandalesh në Kongres.

/Veritas.com.al/