Në kuadër të operacionit të zhvilluar një ditë më parë në kampin MEK në Manzë të Durrësit, policia e Durrësit ka proceduar penalisht 6 persona.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC News se këta shtetas janë vënë nën hetim për 4 vepra penale, shkatërrim prone për dhunimin e mjeteve të policisë, mos bindje e urdhrit të policisë, kundërshtim të vendimit të gjykatës, mosbindje të urdhrit të policisë dhe goditje për shkak të detyrës.

Ndërkohë në lidhje me tensionet dhe dhunën e policisë e pretenduar të ushtruar brenda kampit të MEK pritet që të merren në pyetje dhe disa anëtarë të MEK.

Ndërkaq në lidhje me këtë çështje prokuroria e Durrësit vijon punën për të zbardhur atë çfarë ndodhi të martën brenda kampit, ku përfaqësues të MEK pretendonin se janë dhunuar dhe një person ka humbur jetën. /