Vetëm dy ditë pasi u zgjodh nënkryetar i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, ish kryetar, studiues i Historisë dhe Arkeologjisë, dha dorëheqjen sot.

“Të nderuar kolegë anëtarë të Asamblesë! Duke ju falënderuar për rivotimin në postin e zv.kryetarit të Akademisë, për arsye personale jap dorëheqjen time të parevokueshme nga ky post. Me respekt, Muzafer Korkuti.”

Kjo dorëheqje përbën aktin e parë të reagimit nga ky institucion, pas një debati të madh që nisi mbi rolin dhe funksionin e tij, akademiku Artan Fuga dhe që gjeti mbështetje tek kryeministri Edi Rama. Fuga i konsideroi zgjedhjet në Akademi si një katrahurë, ku kryetari dhe nënkryetari këmbejnë vendet dhe se fondet për kërkimin shkencor nuk shkonin asnjëherë atje ku duhej të shkonin,se nuk kishin asnjë platformë, asnjë transparencë për punën e tyre dhe natyrisht, asnjë bilanc.

Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e datës 4 shtator 2017, vendoi se Akademik i Përhershëm Muzafer Korkuti, fitonte me 27 vota PO; 3 (tre) vota JO; 1(një) fletë votimi e pavlefshme.

Veritas.com.al/