Shqipëria ka shënuar sot ditën me numrin më të lartë të infektimeve në 24 orë.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 311 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 6 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Raportimi zyrtar, 28 tetor 2020:

Raste të reja ditore 311
Të shëruar ne 24 orë 85
Të shtruar në spitale 289
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1397

Testime totale 121,004
Raste pozitive 20,004
Raste të shëruara 10,893
Raste Aktive 8,618
Humbje jete 493