Pas situatës alarmante të krijuar tek ekipi i Interit si pasojë e koronavirusit, raportohet se edhe ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me virusin.
Raportohet portugezi ka bërë tamponin disa ditë më parë, ku u grumbullua me kombëtaren. Ndërsa përgjigja e cila rezultoi pozitive është njoftuar disa minuta më parë.
Kujtojmë që para dy ditësh Ronaldo luajti titullar në supersfidën ndaj Francës e cila përfundoi me rezultatin 0-0.
Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me sulmuesin, do të qëndrojë në Portugali për të kryer karantinën atje apo do të lejohet të kthehet në Torino.
VERITAS.COM.AL/