/Veritas.com.al/

Mbrëmë, menjëherë pasi Kuvendi ka miratuar ligjin për importimin e plehrave, në kazanët e plehrave rrugëve të Tiranës, qytetarët kanë shkruar me shkronja të mëdha emrat e kryeministrit dhe të 63 deputetëve të Kuvendit që ngritën dorën për miratimin e ligjit.

Por sot në më mëngjes, punonjësit e bashkisë së Tiranës si dhe Policia bashkiake janë lëshuar në një aksion të rrufeshëm për “pastrimin” e koshave të plehrave nga emrat e ministrave dhe të deputetëve të Kuvendit. Aksioni është marrë me shpejtësi dhe me nervozizëm. Tërë kujdesi ishte që qytetarët sot të mos “ngopeshin” me urrejtjen që kanë ngarkuar pas miratimit të ligjit. Qytetarët shqiptarë, të mësuar në një natyrë të pastër (i vetmi mjet jetese i garantuar) nuk pajtohen me ligjin “për sjelljen e plehrave të botës”, ndërkohë që vendi është mbushur me plehrat tanë.

Por pastrimi me urgjencë i koshave nga emrat e qeveritarëve, kjo është çfarë dëshmon më shumë se qeveria e inicioi këtë ligj përmes frikës popullore. Qeveria është koshiente se ka kryer një akt negativ kundër interesave dhe jetës së popullit, prandaj edhe i ruhet ironisë popullore.

Njësoj kishte ndodhur edhe në periudhën e diktaturës, ku diku thureshin e përhapeshin barsoleta “të hidhëta” kundër qeverisë, diku shkruhej një parullë “reaksionare” dhe diku flitej “kundër” por me gjuhen e Ezopit. Por edhe atëherë qeveria i kishte shumë frikë këto reagime dhe “i fshinte” menjëherë.

http://www.lapsi.al/sites/default/files/u926/63_0.jpg

 

http://www.lapsi.al/sites/default/files/u926/sajeq.jpg

http://www.lapsi.al/sites/default/files/u926/14359042_983991545059698_1771535829071293336_n.jpg

http://www.lapsi.al/sites/default/files/u926/14359256_983991421726377_5393351225711121196_n.jpg

http://www.lapsi.al/sites/default/files/u926/14364662_983991481726371_4213334397012403344_n.jpg