KOMENT
Duket se Lulzim Basha e ka me të vërtetë shumë të vështirë të respektojë rregullat, pasi listat e PD me aleatët janë mbushur me gabime, harresa dhe parregullsi, duke detyruar KQZ t’ua ktheje mbrapsht për korrigjim e duke kërkuar t’i bëjnë korrigjimet e gabimeve deri me 16 mars. Sot pra, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte i detyruar t’ua kthejë listat e kandidatëve për deputetë Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim të regjistruara më 8 Mars për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi në Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar kuota gjinore, ndërsa në 11 qarqe është tejkaluar numri i kërkuar i kandidatëve për deputetë si dhe janë konstatuar një sërë problematikash. KQZ i ka lene nje afat korrigjimi deri me 16 mars.
Në Tiranë, lista e PD ka tejkaluar numrin e kërkuar me 6 kandidatë, nuk është respektuar kuota gjinore dhe ka parregullsi të dokumentacionit.
Në Korçë ka tejkaluar numrin e kërkuar me 7 kandidatë nuk respektohet kuota gjinore dhe ka parregullsi dokumentacioni.
Në Elbasan ka 6 kandiatë më tepër dhe parregullsi dokumentacioni.
Në Berat është tejkaluar numri i këkuar me 3 kandidatë dhe ka parregullsi dokumentacioni.
Në Vlorë është tejkaluar numri i kërkuar me 9 kandidatë dhe ka parregullsi dokumentacioni.
Në Kukës është tejkaluar numri i kërkuar me 6 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.
Në Gjirokastër është tejkaluar numri i kërkuar me 3 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.
Në Dibër është tejkaluar numrin i kërkuar me 3 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.
Në Shkodër është tejkaluar numri i kërkuar me 9 kandidatë dhe konstatohet se ka parregullsi në dokumentacion.
Në Durrës është tejkaluar numri i kërkuar me 6 kandidatë dhe ka parregullsi në dokumentacion.
Në Fier është tejkaluar numri i kërkuar me 6 kandidatë dhe dhe ka parregullsi në dokumentacion.
Më parë gazeta ka sinjalizuar se Basha ka dorëzuar në KQZ 24 emra pa atësi dhe datëlindje, disa edhe pa gjini. Ka qenë ish-nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Fatlum Nurja cili me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se është përfshirë në lista edhe pse ai vetë ka refuzuar që të marrë pjesë.
KQZ vendosi të kthejë listat për 10 forca politike: Partia Nisma Thurje, Partia Balli Kombëtar, Partia Bindja Demokratike, Partia Socialiste e Shqipërisë, koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët; Partia Lëvizja e Re; Partia Aleanca Demokracia e Re; Partia Lëvizja për Ndryshim; Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare./ Shqiptarja.com/