Pasi dha dorëheqjen si kryetari i “Aleancës Kuqezi” dhe deklaroi largimin nga politika, Kreshnik Spahiu është larguar përfundimisht nga Shqipëria.

Spahiu është fotografuar sot në aeroportin “Nënë Tereza” duke u nisur drejt Milanos.

Sipas Syri.net mësohet se destinacioni i Kreshnik Spahiut është Brukseli, Belgjikë. Ish-kreu i AK do të punojë në zyrat e “Transparency International”, organizatë ndërkombëtare jo qeveritare.

Pasi nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet të PD-së, Spahiu deklaroi se ndihej i tradhtuar nga Lulzim Basha.+