(FOTO: Nga Facebook)

 

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një 55 vjeçar me profesion elektricist. Po të mos kishte këtë profesion, me siguri sot nuk do të ishte i burgosur; por edhe mund të ishte  burgosur në raste të tjera për krime në profesione të tjerë. Rezar Binerin, sigurisht, nuk e çoi në krim profesioni, por akti i tij individual.

Si elektricist në profesion ai u thërrit nga një grua e panjohur, A.Myrtaj, për riparimin e një defekti elektrik në shtëpi. Por rrjedha e ngjarjeve, që në atë moment, mori rrugë ligjërisht të dënueshme. L. Murtaj, 39 vjeçe ka deklaruar se atë ditë ishte përdhunuar nga elektricisti që erdhi për ndihmë. Pak kohë më parë, është konstatuar se 39 vjeçarja kishte mbetur shtatzënë me elektricistin.

Njoftimin e ka bërë motra e 39 vjeçares, e cila shton se ” motra është e sëmurë mendore” dhe e paaftë për të mbajtur fëmijë.

Ndërsa 55 vjeçari Bineri ka dhënë dëshmi të kundërt.

Ai ka dëshmuar sikur kjo të ishte një ngjarje jo e jashtëzakonshme. Thotë se vwtë është i divorcuar dhe jeton vetëm; dëshirën për të bashkëjetuar me 39 vjeçaren e ka shrpehur para të motrës. Thotë se 39 vjeçarja e tërhiqte. Thotë se marrëdhënia e tij ka pesë vjet që ka filluar. Ai ka deklaruar se asnjëherë nuk kishte vënë re se gruaja me mbiemrin Myrtaj, kishte shfaqur ndonjë problem me shëndetin mendor.

/Veritas.com.al/