Ministria e Arsimit iu kishte kërkuar nxënësve të të gjiha niveleve shkollore që të paraqisnin në shkollë të dhënat e detajuara të familjes, duke nisur që nga karta e identitetit. Kërkesa u konsiderua ‘absurd’, por megjithatë nxënësit nisën të sillnin në shkollë gjurmët gjenetike të prindërve përmes dokumenteve personale.

Pasi u zbulua skandali, që lidhet sa me ndërhyrjet e shtetit në të dhënat personale të individëve, aq edhe me përdorimin e dokumenteve personale për manipulimin e fushatës elektorale, sot zonja Nikolla, ministre, është tërhequr nga vendimi i saj.

Ja deklarata e plotë e Ministrisë:

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkon të sqarojë komunitetin e prindërve dhe publikun për sa i përket kërkesës për mbledhjen e të dhënave nga prindërit se:

MASR po krijon rrjetin e komunikimit në kohë reale me prindërit dhe mësuesit. Ky sistem do të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e stafeve të shkollave kundrejt komunitetit të prindërve të cilët duhet të jenë sa më të përfshirë me sugjerime dhe këshilla duke qenë të informuar për çdo rezultat apo nismë.

Për ta bërë efektiv dhe të sigurt këtë proces, është parë e nevojshme nga specialistët vendosja e NID si element sigurie, për të shmangur çdo gabim raportimi të të dhënave në emër dhe mbiemër që informacioni të jetë sa më i saktë dhe të shmang dublikimet…”

Ministria e ka pranuar skandalin ‘genetik’’  të përdorimit të të dhënave personale të prindërve përmes fëmijëve.

Veritas.com.al/