22 kuaj janë qëlluar me armë çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë dhe është bërë e ditur edhe policia.

Sipas banorëve të zonës dhe aktivisteve, 4 kuaj kanë ngordhur menjëherë nga plagët, disa janë plagosur rëndë dhe kanë nevojë për trajtim veterinar, ndërsa pjesa tjetër është fshehur në pyjet e Karaburunit dhe ende s’janë gjetur.

Kjo është barbari e ushtruar ndaj tufës së kuajve, të cilët lëviznin të lirë në këtë zonë malore. Disa prej tyre përdoreshin për shëtitjen e turistëve.

Sipas dyshimeve të para, autorët mund të jenë gjuetarë të paligjshëm, që kanë vepruar gjatë natës. Nga të shtënat, jo të gjithë kuajt kanë ngordhur, disa janë ende të plagosur, ndërsa tre prej tyre po marrin trajtim mjekësor. Pjesa tjetër nuk është gjetur ende dhe vijojnë kërkimet neper malit te Karaburunit

Burime nga zona bëjnë me dije se motivi mund të lidhet me konkurrencën ose konflikte mes pronarëve që zhvillojnë guida me kuaj. Disa prej kafshëve të qëlluara ishin të lira në pyjet e Llogarasë për t’u parë nga turistët, ndërsa të tjera përdoren për shëtitje dhe guida turistike.

Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi ditën e djeshme, shtetasi K. K., banues në Orikum, ka bërë kallëzim se në malin e Llogarasë, ku mban të lëshuar një tufë me kuaj, ka konstatuar se dy prej tyre kanë pësuar dëmtime, dyshohet nga armë gjahu”, njofton policia.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *