Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas urimeve të shumta që mori me rastin e ditëlindjes së tij, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e uruan.
Përmes një postimi, kreu i qeverisë tha se numri i madh i mesazheve dhe telefonatave e bënte të pamundur t’u përgjigjej të gjithëve individualisht, ndaj zgjodhi t’i falënderonte publikisht.
“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon”, shkroi Rama.
Në të njëjtin postim, kryeministri iu referua edhe kritikëve të tij, duke e shoqëruar mesazhin me një koment ironik.
“E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, u shpreh ai.
Komente