Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Ai u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri i vendit Edi Rama. Orban shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy.
Pas pritjes, të dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë për mediat, ku do t’iu përgjigjen gazetarëve rreth marrëveshjeve që do të nënshkruajnë, por edhe temave të tjera politike