Kryeministri Rama i ka pranuar ‘pa një pa dy’ të gjitha propozimet e PD për ministrat e rinj.

Menjëherë pasi ka dalë nga takimi me kryetarin e PD, Lulzim Basha, kreyministri Rama ka dërguar emrat dhe CV-të e 6 ministrave dhe të zëvendëskryeministrit- sipas propozimit të tij- për dekretim te Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Nuk besohet se ka ndonjë urgjencë që të dekretohen që sonte natën, por nesër në mëngjes përbërja e re e qevrisë sipas propozimeve nga PD, do të dekretohet nga Presidenti.

/Veritas.com.al/