Nga: L. Skiroi/

Vetë e tregoi kryeministri Edi Rama se në vitin 1993 në Durrës, njësoj si sot, zbarkuan 56 ekskavatorë për bujqësinë. Por atëherë askush nuk brohoriti, ekskavatorët u futën në fushat dhe parcelat e vendit.

Sot, pas 24 vjetësh, prapë 56 se 56, pot tani edhe 9 copë më shumë: nga 56 në 65 ekskavatorë zbarkuan në Durrës ku u pritën nga kryeministri shumë i frymëzuar. Ai e quajti “flotë” – huazuar nga fjalori ushtarak i mbetur që në mosmarrëveshjen e nëpunësve të regjimit komunist me Rusët. Për 24 vjet vetëm 9 ekskavatorë i janë shtuar bujqësisë së vendit.

Rama, gjatë fjalës së tij, ka cilësuar si një investim shumë të rëndësishme, si dhe është shprehur se “flota”e re është në funksion të shmangies së përmbytjeve dhe garantimit të ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore.

“Flota e re është një risi e pamenduar dhe e pa imagjinuar. Nga viti 1993 kur është bërë investimi i parë në logjistikën për mbështetjen e bujqësisë, janë sjellë në Shqipëri 56 ekskavatorë për bujqësinë”- pranoi Rama.

Entuziazmi i sotëm me 65 ekskavatorë kur para 24 vjetësh erdhën 56, nuk ka vend. Tregon vetëm një vendnumëro, kur gjithë zhvillimi ka ecur shumë fish përpara.

/Veritas.com.al/