Kryeministri Rama i ka dhënë përgjigje të prerë gjithë dilemave dhe pyetjeve se çfarë do të bëhet me ministrat teknikë të PD-së në qeveri, pranuar pas paktit të arritur me kryetarin e PD, Lulzim Basha më 18 maj. Gjatë konferencës së sotme për mediat Rama ka deklaruar shkurt se “pres që ata të largohen”, duke lënë të kuptohet se nuk do t’i largojë vetë.

“Unë pres që ata të largohen se nuk kanë më arsye që qëndrojnë. Misioni i tyre ka mbaruar me sukses të plotë dhe pres të largohen”, tha Rama.

Veritas.com.al/