Kryeministri Edi Rama u ka bërë një thirrje sipërmarrësve për të punësuarit që ata kanë në aktivitetet e tyre.

Gjatë një bashkëbisedimi, Rama u shpreh se sipërmarrësit nuk e kanë të ardhmen e sigurt nëse u marrin punonjësve sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas Ramës, me këtë sjellje, sipërmarrësit rrezikojnë të mbeten pa punëtorë.

Nuk ekziston në sektorin e ndërtimit pagë minimale 40 mijë lekë të reja, janë gënjeshtra. Janë gënjeshtra të cilat, sipërmarrja kujton se ia hedh shtetit. Sipërmarrësit kujtojnë se duke ia marrë punonjësve sigurimet shoqërore, shëndetësore për të blerë vilën e gjashtë, do ta kenë të ardhmen e sigurt, jo nuk do ta kenë të ardhmen e sigurt sepse do të mbeten pa punëtorë. Punëtorët nuk kanë nevojë vetëm për të marrë ato para për të blerë bukë, por kanë nevojë të ndjehen njerëz të respektuar, të motivuar, të sigurt për veten dhe për familjen. Nga ana tjetër, është e pamundur të bëhen krahasime me pagat e Gjermanisë dhe Anglisë”, theksoi ai.