Ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ambasadorja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover.
Zyrtarja e lartë e OSBE po zhvillon një takim me kryesocialistin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Kujtojmë se pak më herët Rama iu caktoi sot detyrat e fundit socialistëve, të cilët ndodhen në javën e fundit të fushatës elektorale.
Përplasjet për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vijojnë, ku ndonëse Presidenti Meta njoftoi se anuloi 30 qershorin si data e zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama shprehet i bindur për zhvillimin e tyre më 30 qershor.
Vetë prezenca e OSBE/ ODIHR është garancia se zgjedhjet mbahen në ditën e caktuar nën vëzhgimin ndërkombëtar.
Veritas.com.al/