Sipas Ylli Manjanit, ish ministër/
Ylli Manjani, jurist dhe politikan, po vëzhgon me vëmendje zhvillimet politike, sidomos projeksionet për një qeveri të re të llojit korruptiv ku të futen në të njëjtën ‘tepsi’ të gjitha pushtetet.
Ky është një shqetësim i politikanëve të paangazhuar me korrupsionin shtëtror, elitave intelektuale dhe qytetarëve. Fakti që 200 mijë demokratë nuk morën pjesë në votimet e 25 qershorit, ishte një ‘revoltë’ kundër qeverisë së përbashkët PS-PD, e përfolur që në ditët e fundit të Çadrës.
Por hija e një qeverie të tillë po bëhet përherë e më e dukshme.
Ylli Manjani shpjegon se ku bazohet kjo krijesë:
Supozim nuk është i pa bazë- shkruan Manjani.
Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën, dëshmon se ky është një nxitim i vetë lidershpit të PS për të pasur aleat Bashën dhe jo dikë tjetër.
Mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes së PD në zgjedhje, është një ‘gogol’ tjetër që i tremb njerëzit me hijen e një qeverie që do të vazhdojë po kështu.
Shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama do të thotë se Rama po pret sa të lirohen duart e Bashës, të ndahen ministritë mes PS dhe PD dhe atëherë të shfaqë emrat e ministrave.
Mos deklarimi i PD që është ‘në opozitë’, të çon në një konkluzion se do të jetë në qeveri. LSI që është e vendosur të bëjë Opozitë, por deklaron këtë me mburrje. Madje po deklarohet se ‘LSI do të jetë opozitë e vetme”.
Justifikimi formal i qeverisë së përbashkët është i fortë: “Të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim në BE!” Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE.
Arsyeja e vërtetë: Të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit!
“Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë!
Jam i sigurtë qe ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë!”- shkruan Manjani
Të shohim a do mund të realizohet!
Veritas.com.al/