Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), në raportin e tij të fundit për përballimin e zjarreve në vend, ka theksuar se ka kërkuar shkarkimin e dy drejtorëve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Konkretisht bëhet fjalë për shkarkimin e Robert Hysenllarit, drejtor i Gatishmërisë e Koordinimit të Përgjigjes Emergjente dhe Klajdi Nikolla, drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të projekteve.
Sipas KLSH-së, Hysenllari nuk ka kryer inspektimet për gatishmërinë e strukturave në 2021.
“Kualifikimi, shpallja fitues e operatorit ekonomik ‘V.H’ nga KVO, si dhe lidhja e kontratës, është kryer në mënyrë të padrejtë, veprim në kundërshtim me Ligjin ‘Për prokurimin publik’ dhe VKM-në ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit publik’”.
Nga ana tjetër, në periudhën e Hysenllarit, nuk janë kryer inspektime për gatishmërinë e strukturave të Mbrojtjes Civile për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri, veprim në kundërshtim me Ligjin “Për mbrojtjen civile”.
Po ashtu, në raportin e KLSH-së janë gjetur shkelje në mënyrën e organizimit të punës në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes.