Heroi Kombëtar shqiptar dhe “Atlet i Krishtit” për Europën, sot me 17 Janar mbush plot 549 vjet që nga dita e vdekjes, më 17 Janar 1468 ne Lezhë.

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim. Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.

Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Papa Piu e ka quajtur “Atlet i Krishtit”.

Gjergj Kastrioti- Skënderbej mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj. Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.

Sot, ditë dimri e bukur dhe ngarkuar me mungesa të mëdha të njerëzve që jetojnë përtej e këndej maleve të Skenderbeut, po presim nëse shteti dhe Qyteti do ta kujtojnë Heroin Kombëtar dhe Atletin e Krishtit.

/Veritas.com.al/

https://youtu.be/rJ_V6COFsC8