Alban Berisha, kunati i ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në një postim në facebook e shpall Toto Riinon, mafiozin sicilian që vdiq dje në një spital në Itali, si ‘idhull’ të tij.

Me sa kuptohet ai paska qëndruar dy vjet në Sicili, nuk tregon arsyen pse, por këto dy vjet i quan ‘universitet, “universitet i nderit!”.  Nga mënyra si shkruan dhe momenti në të cilin ai shpreh lëvdatat e larta për Toto Rinnon, duket qartë se ‘universiteti’ për të ishte vetë modeli i mafiozit korleonez. ‘Toto Riino, mësuesi i jetës time’, shkruan Alban Berisha.

“Sot vdiq Toto Riino, njeri i nderit!”, shkruan ai. Respekte për këtë gjigand që ka qenë më tepër se një burrë shteti. Idhulli im, falë tij ndjehem thellë në shpirt një  korleanez. Dy vjet për mua në Sicili kanë qenë universitet, Universitet i Nderit! Toto Riino, mësuesi i jetës time.  Zoti të bekoftë atje lart në qiell, o Njeri i Nderit”, shkruan kunati i Saimir Tahirit, ish- ministër, aktualisht nën hetim për pjesëmarrje në banda kriminale të trafikut të drogës dhe armëve në Itali.

Vertas.com.al/

aa-2