I kanë thurur elozhe përgjithësisht triumfit të Francës mediat më të mëdha në Europë, por ka pasur edhe kritika ndaj gjykimit, sidomos VAR, sikurse është vlerësuar Kroacia për arritjen e saj.

The Sun:

Lumturi franceze. Griezmann, Pogba dhe Mbappe frymëzojnë Francën në fitoren e madhe të Kupës së Botës. Golat i shënoi vetë, polemika i mbetet VAR, dënimi dhe gabimet qesharake…sa e përshtatshme është që Kupa e Botës të mbyllet në një mënyrë kaq zbavitëse”.

The Guardian:

Vullneti, aftësia dhe një model i plotë përgatitjesh krijuan një ekip, i cili duhet të frikësojë pjesën tjetër të botës. Në një pasdite të stuhishme, pavarësisht klimës paksa të egër në Moskë, Franca u bë Kampion e Botës për herë të dytë. Fundi i një gare prej triumfuesish.”

Daily Mail:

Në majë të botës. Finalja më dramatike e Kupës së Botës përfundon në Kampionatin më dramatik Botëror me Francën kampione e re.”

Marca:

Epokë e shkëlqyer. Një ekip i përzier mes Pogba dhe Griezmann, simbolet e fuqisë muskulore dhe të zgjuarsisë, Franca e Deschamps pushtuan botën. Përfundimi ishte trofeun në vitrinë për francezët. Nuk është Franca që triumfoi me vetëm një perandor. Por është një ekip granitesh.”

El Mundo Deportivo:

Franca kampione e Botës pa shkëlqim. Dëshmia e videos u bë protagoniste negative, ishte një dënim shumë i dyshimtë. Gjyqtari argjentinas Nestor Pitana ishte një fatkeqësi. Kroacia nuk mund të fajësohet për humbjen. Ata kurrë nuk hoqën dorë dhe provuan gjithçka. Zlatko Dalic është trajneri i këtij Kampionati Botëror”.

El País:

Titulli francez, fama e kroatëve. Ekipi kombëtar francez fiton Kupën e dytë të Botës pas provimit të ekzistencës së tyre fizike kundër një vendi ballkanik që meriton lavdërime. Modric, lojtari më i mirë i turneut, dhe ekipi i tij ishte sërish superior, derisa u shkatërrua nga dy vendime gjyqësore të diskutueshme derisa për mbylljen përfundimtare mendoi Mbappe.”

AS:

Një yll i dytë për Francën. Ishte fitorja e traditës kundër besimit. Për Kroacinë golin e parë e shënoi e vetë Mandzukic, pastaj dënimi i pafat pas prekjes së topit me dorë nga Perisic. Loja e Kroacisë ishte më tërheqëse, por francezët ditën të mbroheshin. Kroatët u dorëzuan kur goditi Mbappe.”

Corriere della Sera:

Klas dhe organizim: Kështu Deschamps ndërtoi Kampionen e re të Botës, Francën. Sigurisht fitorja në Moskë nuk është fundi. Ka ende shumë për të bërë.”

Gazzetta dello Sport:

Francezët pushtojnë Rusinë më mirë se Napoleoni