Dje, e hënë, një përfaqësi e personave me sindromën down protestuan para Kuvendit në momentin që ishte në seancë, duke kërkuar ndëshkim për deputetin Murrizi që kishte përgojuar këtë kategori njerëzish. Por askush nuk i mbështeti

Murrizi e ka lëshuar gojën sikur nxjerr prej saj vetëm flori; në vend të ‘ Ilir florinit’ tani mund të thuhet ‘Murrizi prej floriri’.

Murrizi, për shkak edhe se nuk e njeh as gjuhën as diturinë, fyen sapo hap gojën.

Institucioni i  Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me disa deklarata të bëra më herët nga ana e nënkryetarit të Kuvendit Myslim Murrizi.

Avokati i Popullit shprehet se deklaratat e Murrizit janë fyese dhe denigruese ndaj shtresave më vunerable të shoqërisë. AP thekson se ky rast duhet bërë shembull, duke iu bërë thirrje parlamentarëve që të distancohen nga gjuhë e tillë.

‘Me një fjalor që shpreh qartë mendësinë e tij seksiste dhe misogjine, zoti nënkryetar i Kuvendit (Murrizi) i është referuar një deklarate të institucionit të Avokatit të Popullit ku denoncohej pikërisht ajo sjellje për të cilën zoti Murrizi po kërkonte ndjesë në deklaratën e tij në ato momente, për të vënë në shënjestër titullaren e institucionit me një fjalor denigrues dhe poshtërues”, thuhet nga Avokati i Popullit.

Veritas.com.al/