Më duket se kështu ka ndodhur me një kazino në zonën e Zogut të Zi. Aty kanë hyrë hajdutët, të armatosur dhe kanë kryer një grabitje. Kanë marrë gjithë paratë e grumbulluara nga xhiro ditore.
Por ka një koincidencë, madje jo koincidencë, por një logjikë: Sa herë politika flet për një gjë, ajo gjë bëhet pre e grabitësve menjëherë. Ka disa ditë që po flitet, edhe në Kuvend, për lojërat e fatit.
Sot gjithë ditën ka folur një kasetë me bisedën e kryeministrit Rama që është zhvilluar po sot. Ai ka thënë aty njëmijë herë se “nuk jam pronar kazinosh”, “nuk jam bixhozxhi”. Sa shpesh e ka thënë. Me siguri në ekranet televizive do të jetë duke u thënë akoma tani e njëjta gjë.
Akoma pa mbaruar dita e deklaratës, burime të policisë kanë bërë të ditur se grabitja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Zogut të Zi.
Persona të armatosur kanë shkuar në një kazino pranë zonës së njohur në Tiranë dhe kanë grabitur xhiron ditore. Sipas dëshmive, shuma e grabitur është 800 mijë lek.
Policia bën të ditur se ka kapur në flagrancë një person me armë në dorë.
/Veritas.com.al/