Me mijëra besimtarë myslimanë në kryeqytet dhe në periferi të vendit, kanë kryer ritualin e faljes në sheshet e qyteteve.
Këtë të dielë u kremtua një ndër ditët më të shënuara të fesë islame. Mesazhin e paqes, sakrificës dhe të harmonisë mes njëri-tjetrit në këtë ditë të shënuar e dha Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujar Spahiu.
I njëjti ritual i faljes u ndoq edhe në rrethe. Për të garantuar pjesëmarrje sa më të gjerë të besimtarëve, myftinia e Elbasanit organizoi ceremoninë në sheshin Gensher në qendër të qytetit. Edhe në Kukës e Fier besimtarët u mblodhën para myftinive. Kurban Bajrami , njihet ndryshe edhe si festa e flijimit dhe paraprihet nga pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit. Në këtë ditë besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë ë tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë.
Politika doli nga zyrat dhe u kthye nga plazhet, u vesh si për ditë ‘fitoreje’ politike, vuri kravatat dhe u sul në turmat popullore që festonin për veten e tyre.
Që nga presidenti i Republikës, kryetari i Kuvendit, kryetari i opozitës, kryetari i grupit parlamentar të PS, ministra, etj., u ngatërruan me fjalët dhe ritet e festës fetare. Vetëm kryeministri Rama mbajti vendin e vet në shtëpinë e pushimit dhe në respekt të vullnetit të besimtarëve mysliman.
VERITAS.COM.AL/