Koreja e Jugut i ka ofruar Veriut bisedime të nivelit të lartë me 9 janar, për të diskutuar mundësinë e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike të Dimrit 2018.
Ftesa erdhi pasi lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha se po mendohej për të nisur një ekip në Korenë e Jugut për Lojërat e Shkurtit.
Ai tha se në të dy palët duhet që “urgjentisht të takohen dhe të diskutojnë për mundësitë”.
Presidenti i Koresë së Jugut tha më parë se e shikon ofertën si ndryshim për të përmirësuar raportet që tani ndidhen në tension të lartë.
Veritas.com.al