Adjola Lakra, 26 vjeç, nga Berati, është arrestuar sot nga policia si bashkëpunëtore në ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa, te Komuna e Parisit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit.

Adjola Lakra rezulton të jetë banore e lagjes ‘28 Nëntori’ dhe banesa e familjes së saj ndodhet në rrugën ‘Dhimitër Kolea’ në Rajonin nr.2 edhe pse prej vitesh në atë shtëpi nuk banon më askush nga familja Lakra.

26-vjeçarja Adjola Lakra ka qëndruar në qytetin e Beratit deri në moshën 18-vjeçare por, pasi mbaroi Shkollën e Mesme të Përgjithshme ‘Babë Dudë Karbunara’ ajo u largua për të ndjekur studimet e larta dhe nuk u kthye më në Berat.

Dy vite më vonë edhe prindërit dhe vëllai i saj u shpërngulën të gjithë për të jetuar familjarisht në Tiranë edhe pse ende figurojnë banor të Rajonit nr.2 në Berat.

Ndërkohë që të gjithë familjarët e saj kanë bllokuar profilet e tyre në Facebok, e vetmja foto e saj është ajo e 6-viteve më parë në profilin e Facebook të vëllait, me të cilin mësohet se ajo ishte e lidhur shumë.

Adjola Lakra dyshohet se ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Hekuran Billës. 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim në zonën e Komunës së Parisit, aty ku edhe po e prisnin vrasësit dhe pas krimit mësohet se ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë.

Adjola Lakra është personi i arrestuar si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor në Tiranë.

Dëshmia e saj në polici ka hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë. Lakra ka rrëfyer se ka bashkëpunuar me Viktor Markun në këmbim të parave.

Ajo ka pranuar se pritën ndaj Billës e ka ngritur në këmbim të parave dhe se takohej me viktimën prej një viti. Lakra u arrestua në qytetin e Beratit. Sipas hetimeve, ajo ka pasur njohje të mëparshme me familjen Marku.

Në njoftimin e saj, policia shprehej se: Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin V. M., (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M. (nipi i shtetasit P. M).

Kujtojmë se nën akuzë për vrasjen e Hekuran Billës janë shtetasit Sebastjan Mali dhe Viktor Marku. Këtij të fundit, Billa i kishte vrarë të vëllain në Britaninë e Madhe shumë vite më parë.

VERITAS.COM.AL