– “Incidenti teknologjik”, dhe një mesazh nga enturazhi i Metës? –
Një rast i rrallë është regjistruar sot në sallën e seancave plenare. Karrigia ku ulet Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është zhbërë dhe kjo për pak sa nuk i shkaktoi atij një rrëzim publik po të mos kish qenë i kujdesshëm.
Por duket se incidenti teknologjik nuk ishte edhe aq rastësor. Burime nga salla e Kuvendit, bëjnë me dije për SYRI.net se lëkundja e karriges së Tahirit nuk është një rastësi më shumë se një mesazh. Salla e seancave plenare menaxhohet dhe kontrollohet nga stafi i brendshëm i Kuvendit të Shqipërisë që drejtohet nga Kryetari Ilir Meta.
Para çdo seance, salla zakonisht i kushtohet një kontrollit të imtësishëm të gjendjes së saj duke qenë se aty ulet elita drejtuese e politikëbërjes shqiptare. Dhe kujdes të veçantë i kushtohet sidomos ulëseve të kabinetit ministror. Është e vështirë të besohet se edhe karrigia e Ministrit Tahiri t’i ketë shpëtuar këtij kontrolli të imtësishëm, ose përpos kontrollit, një urdhër nga “lart” ka kërkuar që ajo të “lëkundej”. Dhe kështu ndodhi!…